STUDENTËT E PROGRAMIT TË STUDIMIT “GJUHË-LETËRSI” ZHVILLUAN NJË TAKIM ME POETIN SKËNDER RUSI

Në datën 19 qershor 2019, në mjediset e bibliotekës “Kongresi i Manastirit” të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, studentët e programit të studimit “Gjuhë-Letërsi” zhvilluan një takim me poetin korçar Skënder Rusi. Pedagogu, dr. Ilir Shyta, tha se ky takim zhvillohet në kuadër të lëndës “Poezia bashkëkohore” për t`u dhënë mundësi studentëve të takojnë nga afër një prej lirikëve më të njohur dhe për të diskutuar e biseduar në lidhje me krijimtarinë e tij poetike, librat dhe poezinë në përgjithësi. Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhë-Letërsisë, prof. as. dr. Jonela Spaho, vlerësoi praninë e poetit Skënder Rusi në auditor dhe veprat e tij për mesazhet dhe emocionet që përcjellin për lexuesin. Studentët recituan poezi nga krijimtaria e tij dhe i bënë pyetje të ndryshme, të cilave poeti zgjodhi t`u përgjigjej nëpërmjet vargjeve. Pedagogu dhe djali i lirikut të njohur, dr. Eris Rusi, si redaktor i librit “Edhe perënditë e duan lavdinë”, theksoi se poeti Skënder Rusi gjithmonë përpiqet të sjellë diçka ndryshe në krijimet e tij duke befasur lexuesit.
Poeti Skënder Rusi falënderoi departamentin për këtë organizim dhe ftoi studentët të shkruajnë sa më shumë. Ai shprehu gatishmërinë për t`i mbështetur krijuesit e rinj në rrugën e bukur të krijimit.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com