STUDENTËT E PROGRAMIT HISTORI - GJEOGRAFI EKSPEDITË NË JUG TË SHQIPËRISË

Në datat 14-17 Maj 2018, studentët e vitit II, të programit Histori- Gjeografi, zhvilluan një udhëtim studimi në jug të vendit, nën udhëheqjen e pedagogeve, dr. Ermiona Braholli dhe dr. Florina Pazari. Gjatë kësaj ekspedite studentët u njohën me njësitë fiziko – gjeografike, si dhe zhvillimin social, ekonomik dhe historik të Shqiperisë së Jugut. Ata vizituan edhe disa nga zonat e mbrojtura në Shqipëri, si: Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe Butrintit, Monumentin Natyror të Syrit të Kaltër, Burimin e Viroit, kalatë e Gjirokastrës, Beratit dhe të Lëkurësit.