STUDENTËT E FAKULTETIT EKONOMIK U NJOHËN ME PROJEKTIN: “IDEA ALBANIA-SFIDA 2020”

Në datën 29 janar 2020, studentët e Fakultetit Ekonomik morën pjesë në një sesion informues mbi sipërmarrjen e lirë. E ftuar ishte znj. Ada Përmeti, trajnere e licensuar CEFE, e cila i njohu ata me projektin “Idea Albania-Sfida 2020”. Ajo u tregoi studentëve se si këto ide mund të zhvillojnë aftësitë e tyre në sipërmarrjen e lirë, duke i konkretizuar ato në biznese fitimprurëse. Gjatë këtij sesioni, studentët bënë pyetje dhe dhanë idetë e tyre për sipërmarrje në fusha të ndryshme të ekonomisë.