STUDENTËT E EKIPIT TË FUTBOLLIT TË UNIKO PREZANTUAN UNIFORMËN E RE

Në datën 29 maj 2019, studentët e ekipit të futbollit të UNIKO prezantuan uniformën e re me të cilën do të përfaqësojnë institucionin në të gjitha veprimtaritë sportive, si brenda Universitetit ashtu dhe në ato kombëtare e ndërkombëtare. Uniforma e re u mundësua falë një bashkëpunimi të UNIKO me Bankën Credins. Studentët falënderuan rektorin e Universitetit, prof. dr. Ali Jasharin për mbështetjen e vazhdueshme që u ka dhënë, si dhe drejtorin e Bankës Credins në Korçë, z. Ilir Selenica. Ata u shprehën se do të punojnë fort për të përfaqësuar denjësisht Universitetin e Korçës në të gjitha veprimtaritë sportive ku do të marrin pjesë, duke veçuar fazën finale të Kampionatit Kombëtar të Sportit Universitar, e cila fillon në datën 30 Maj në qytetin e Durrësit.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com