STUDENTË TË KOLEGJIT HEIMERER NË PRISHTINË VIZITUAN QYTETIN E KORÇËS

Në datat 5 dhe 6 nëntor 2019, një grup studentësh të Kolegjit Heimerer, Prishtinë vizituan qytetin e Korçës. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes qendrave të karrierës të të dy institucioneve, e cila parashikon midis të tjerash dhe vizita të ndërsjella mes tyre. Studentët të shoqëruar nga drejtori i Qendrës së Karrierës pranë Kolegjit Heimerer, z. Nehat Mustafa, ndalesën e parë e bënë në Universitetin e Korçës, ku u pritën nga përgjegjësi i Qendrës së Karrierës dhe Alumini, z. Romeo Terolli, i cili i njohu ata me veprimtarinë që zhvillon UNIKO. Më pas, në mjediset e Bibliotekës Shkencore u zhvillua një tryezë e rrumbullakët me temë: “Shkenca, kultura dhe sporti, identiteti i vërtetë i shqiptarëve në botë” pjesë e së cilës ishin dhe studentë të Universitetit “Fan S. Noli”.

Miqtë nga Kosova zhvilluan një takim të shkurtër dhe me rektorin e Universitetit, prof. dr. Ali Jashari, i cili u uroi mirëseardhjen dhe njëkohësisht përshëndeti fillimin e këtij bashkëpunimi, duke ofruar mbështetje institucionale për zgjerimin e mëtejshëm të tij.  

Në një pasdite poetike, studentët recituan, kënduan e ndanë me njëri-tjetrin emocione të shumta. Gjatë qëndrimit të tyre në Korçë ata vizituan fshatin turistik të Voskopojës, muzetë e qytetit, teatrin “Andon Zako Çajupi” etj. Gjithashtu, studentët i priti në një takim dhe kryetari i Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo.

Në fund të kësaj vizite, studentët nga Kosova shprehën falënderimet më të sinqerta për organizimin e shkëlqyer dhe në veçanti për mikpritjen e studentëve të UNIKO dhe familjeve të tyre, duke u larguar nga  Korça me mbresa të veçanta. 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com