STUDENTË TË FEF ÇELËN NJË EKSPOZITË ME PUNIME NË VIZATIM E PIKTURË

Në datën 8 mars 2019, studentët e programeve “Bachelor" në “Mësuesi për Arsimin Fillor” dhe “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”, çelën në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë një ekspozitë me punimet e tyre më të mira në lëndën e arteve pamore. Sipas pedagoges Figena Nini kjo lëndë synon njohjen e studentëve me pjesën teorike dhe praktike, duke zhvilluar tek ata mënyrën e të shprehurit nëpërmjet vizatimit dhe pikturës.
Studentët prezantuan rreth 100 punime me tema të ndryshme, të cilat u ndoqën me mjaft interes nga bashkëmoshatarët e tyre, pedagogë, drejtues të UNIKO e të ftuar të tjerë. Ata shprehën kënaqësinë që ishin pjesë e kësaj ekspozite dhe, si mësues të ardhshëm, vlerësuan faktin se lënda e arteve pamore u jep mundësi për ta bërë mësimin sa më të bukur e tërheqës për nxënësit e vegjël.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com