STUDENTË E PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “UKSHIN HOTI” TË PRIZRENIT VIZITUAN UNIKO

Në datën 7 Mars 2019, një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit vizituan UNIKO. Dekani i Fakultetit të Edukimit, prof. as. dr. Fahredin Shabani, prof. as. dr. Ragip Gjoshi, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit dhe shefi për mësimin në këtë fakultet, PhD. Artan Reshani, së bashku me studentët, u ndalën fillimisht në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë të UNIKO, ku  zhvilluan një takim në mjediset e bibliotekës “Kongesi i Manastirit”. Dekani i këtij fakulteti, prof. as. dr. Pavllo Cicko, përshëndeti miqtë nga Prizreni dhe i njohu ata me veprimtarinë që zhvillon FEF. Më pas, profesor Rakip Gjoshi, në emër të Rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti”, prof. as. dr. Ismet Temaj, kolegëve dhe studentëve, shprehu falënderimet më të sinqerta për pritjen e organizuar. Ai tha se në kuadër të bashkëpunimit mes dy universiteteve, do të zhvillohen të tjera vizita të ndërsjellta e veprimtari të përbashkëta. Pedagogia e UNIKO, dr. Adelina Nexhipi, mbajti për të pranishmit leksionin e hapur me temë “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”.
Gjatë vizitës në Korçë studentët u njohën me historinë dhe kulturën e qytetit.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com