STUDENTË DHE PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT SHTETËROR TË TETOVËS VIZITUAN UNIKO

Në datën 14 prill 2018, një grup studentësh dhe pedagogë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, shoqëruar nga Dekani i Fakultetit Filologjik, prof. dr. Fatmir Sulejmani, vizituan Universitetin e Korçës. Kolegët nga Tetova zhvilluan takime me rektorin e UNIKO, prof. dr. Ali Jasharin, si dhe me pedagogë e studentë të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë (FEF). Siç u shpreh përgjegjësi i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë, profesor Berton Sulejmani, takimet me kolegët e Korçës ishin vëllazërore, duke i falënderuar të gjithë për pritjen e organizuar. Ata u njohën me programet dhe veprimtarinë që zhvillon Universiteti “Fan S. Noli”, veçanërisht FEF.