STAFI AKADEMIK I FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE ZHVILLOI NJË TRAJNIM PËR SHËRBIMET QË OFRON PAKETA “OFFICE 365 FOR EDUCATION”

Në datën 17 korrik 2020, u zhvillua një trajnim me stafin akademik të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane për përdorimin e aplikacioneve të paketës “Office 365 for Education”, Outlook, OneDrive, Word, Excel, PowerPoint, SharePoint etj. Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja e stafit me paketën “Office 365 for Education” e cila synon të rritë performancën dhe hapësirën e shërbimit të postës elektronike për të gjithë përdoruesit. Në trajnim u prezantuan mënyrat e krijimit të grupeve në Outlook, modifikimi i tyre, kalimet nga databazat e përdoruesve, instalimi i OneDrive në PC, tërheqja e dokumenteve në mjedisin web të OneDrive, sinkronizimi i të dhënave në mjediset PC dhe Web etj. Trajnimi u zhvillua nga përgjegjësi i Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Promocionit në Universitetin e Korçës, z. Edmond Gaçe.