STAFI AKADEMIK DHE ADMINISTRATIV I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, VIZITOJNË UBT-NË

Një delegacion nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës, kryesuar nga rektori, prof. dr. Ali jashari dhe i përbërë nga pedagogë, staf administrativ e studentë, zhvilluan një vizitë në Universitetin për Biznes dhe Tekonologji në Prishtinë. Ata u pritën nga rektori, prof.dr Edmond Hajrizi,  me të cilin, veç të tjerash, folën për bashkëpunimin ndërinstitucional e shkëmbimin e përvojave. Delegacioni ka zhvilluar takime edhe me stafin akademik të UBT-së, të cilët ndanë përvojat e tyre profesionale në fushat përkatëse, teksa ata u zotuan për thellim të bashkëpunimit me stafin administrativ e akademik të Universitetit “Fan S. Noli”. Gjatë një interviste nga Media Group e UBT-së , Brikela Qelemeni, përgjegjëse e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median në Universitetin “Fan S. Noli”, tha se janë të impresionuar me infrastrukturën që ofron UBT. 

“Do mundohemi që të marrim dhe të aplikojmë praktikat më të mira nga stafi i UBT-së në sektorin e medias dhe komunikimit. Ne punuam dhe ndamë përvojat me Media Group-in si dhe jemi të kënaqur me mikpritjen e veçantë që na bëri edhe dekani i Fakultetit Media dhe Komunikim, Ferid Selimi. Besojmë dhe shpresojmë shumë që bashkëpunimi i nisur të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, delegacioni i universitetit të Korçës, mori pjesë në praktika profesionale nga stafi i UBT-së, kryesisht në fushën e mjekësisë, medias dhe komunikimit, shkencave kompjuterike etj.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com