SONDAZHI KOMBËTAR I STUDENTËVE - ASCAL ZHVILLOI TAKIME INFORMUESE ME GRUPIN E PUNËS DHE STUDENTË TË UNIKO

Në datën 5 prill 2019, në kuadër të “Sondazhit Kombëtar të Studentëve”, ASCAL zhvilloi takime informuese me grupin e punës dhe studentët në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës. Sipas përgjegjëses së Sektorit të Promocionit dhe Vlerësimit të Cilësisë, znj. Xhiljola Bixheku, ky sondazh, i cili zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, ka në qendër studentin dhe ka qëllim kryesor vlerësimin dhe matjen e cilësisë në arsimin e lartë, duke vlerësuar performancën e IAL-ve në veprimtaritë e mësimdhënies, mësimnxënies, kompetencave dhe mbështetjes ndaj studentëve. Gjatë takimit me grupin e punës dhe studentët ajo sqaroi mënyrën se si do të zhvillohet ky sondazh, duke iu përgjigjur dhe pyetjeve të tyre. Sondazhi Kombëtar i Studentëve do të fillojë në datën 16 prill 2019 dhe do të përfundojë në datën 2 maj 2019, duke u dhënë mundësi të gjithë studentëve të përfshihen në të. Përfaqësueset e ASCAL vlerësuan rëndësinë që ka pjesëmarrja e studentëve në mënyrë që të shprehin mendimin e tyre për institucionin ku kanë zgjedhur të studiojnë.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com