SENATI AKADEMIK I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” NDEROI ME TITULLIN “DOCTOR HONORIS CAUSA” PROF. DR. GJERGJ SINANIN

Në datën 27 tetor 2017 në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane u zhvillua veprimtaria e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” pedagogut të shkencave filozofike në Universitetin e Tiranës, prof. dr. Gjergj Sinanit. Dekani i fakultetit, prof. dr. Gjergji Pendavinji në fjalën e hapjes, vlerësoi veprën akademike si edhe kontributin e profesor Sinanit në Universitetin e Korçës. Në emër të Senatit Akademik, rektori i Universitetit, prof. dr. Ali Jashari i dorëzoi titullin shoqëruar me Medaljen e Artë të institucionit, me motivacionin: “Personalitet i shquar i arsimit të lartë në Shqipëri filozof, studiues, autor tekstesh mësimore, publicist, përkthyes dhe veprimtar shoqëror, për ndihmesa të çmuara dhënë Universitetit “Fan S. Noli” në mësimdhënien e shkencave filozofike dhe organizimin e veprimtarive shkencore-botuese”. Prof. dr. Gjergj Sinani falënderoi Universitetin e Korçës për vlerësimin dhe mbajti leksionin “Filozofia dhe roli i saj në jetën e njeriut”.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com