SENATI AKADEMIK I UNIKO NDEROI ME TITULLIN “DOCTOR HONORIS CAUSA” ALBANOLOGUN E SHQUAR RUMUN, PROF. NICOLAE SARAMANDU

Senati Akademik i  Universitetit, me Vendimin nr. 574, datë 1.10.2018, nderoi me titullin “Doctor Honoris Causa” albanologun e shquar rumun, prof. Nicolae Saramandu. Ceremonia solemne u zhvillua në datën 5 nëntor 2018, në sallën e konferencave “Teodor Laço” të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, ku të pranishëm ishin anëtarët e Senatit Akademik, drejtues të Universitetit, studentë e pedagogë të FEF, pedagogë të Universitetit të Bukureshtit, Rumani, si dhe të ftuar të tjerë. Në këtë ceremoni, dr. Pandi Bello dhe PhD Manuela Nevaci, folën për jetën dhe veprën e prof. Nicolae Saramandu, ku ndër të tjera veçuan kontributin e tij në fushën e dialektologjisë dhe të teorisë së gjuhës, si dhe vlerësimet e shumta që i janë bërë nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare.

Rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, falënderoi të pranishmit në këtë ceremoni, midis tyre edhe përkthyesin dhe shkrimtarin rumun, z. Marius Dobresku. Ai vlerësoi pjesëmarrjen e profesorit Nicolae Saramandu në mjaft konferenca shkencore të organizuara në FEF, si dhe ndihmesën e çmuar në pasurimin e fondit të bibliotekës së këtij fakulteti. Më pas, Rektori i dorëzoi atij titullin me këtë motivacion: “Gjuhëtar dhe albanolog i shquar, studiues i lidhjeve gjuhësore dhe kulturore shqiptaro-rumune, për ndihmesën që ka dhënë në fushën e dialektologjisë dhe për organizimin dhe zhvillimin e veprimtarive shkencore në Universitetin e Korçës”.  

Prof. Nicolae Saramandu falënderoi Senatin Akademik dhe autoritetet drejtuese të Universitetit të Korçës për vlerësimin dhe tha se ky nderim që po i bëhet atij është dëshmi e marrëdhënieve  miqësore midis Shqipërisë dhe Rumanisë. Në këtë ceremoni, prof. Nicolae Saramandu mbajti ligjëratën “Mbi raportet linguistike shqiptaro-rumune”.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com