SENATI AKADEMIK DHE BORDI I ADMINISTRIMIT I UNIKO MIRATUAN PROJEKTRAPORTIN E VITIT AKADEMIK 2018-2019

Në datën 24 dhjetor 2019 në mjediset e Rektoratit të UNIKO, Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit, në një takim të përbashkët, zhvilluan analizën e veprimtarisë mësimore, kërkimore-shkencore dhe financiare për vitin akademik 2018-2019. Në këtë takim ishin të ftuar anëtarë të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, përgjegjësat e njësive bazë, si dhe drejtorët e drejtorive të UNIKO. Në fjalën e tij, rektori, prof. dr. Ali Jashari tha se ky projektraport u hartua nga Rektorati në përputhje me Udhëzimin e MASR, nr. 5, datë 19.02.2018 “Për përcaktimin e elementeve përbërëse të raportimit vjetor dhe afatit për raportim të institucioneve të arsimit të lartë”. Gjithashtu ai theksoi se raporti i detajuar vjetor i veprimtarisë së UNIKO për vitin akademik 2018-2019 është një dokument i rëndësishëm për veprimtarinë e kryer nga institucioni në fushat akademike, shkencore, administrative dhe financiare.
Zëvendësrektorja për kërkimin dhe shkencën, dr. Erinda Papa bëri raportimin për veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe vuri në dukje masat që janë marrë gjatë vitit akademik 2018-2019 për përmbushjen e objektivave të parashikuar në planin strategjik të kërkimit shkencor në fushat: burimet njerëzore, infrastruktura, ndërkombëtarizimi dhe rajonalizimi, si dhe bashkëpunimi me sektorin publik e privat.
Zëvendësrektorja për mësimin, prof. as. dr. Majlinda Bello bëri raportimin për programet e studimit, parashikimin për angazhimin e personelit akademik, gjurmimin e studentëve, si dhe veprimtarinë mësimore të njësive akademike në UNIKO.
Kryetarja e Bordit të Administrimit të UNIKO, prof. as. dr. Mamica Nene dhe administratorja e Universitetit, znj. Enslemvera Zake raportuan të dhënat për strukturën organizative të UNIKO, planin buxhetor vjetor dhe afatmesëm, si dhe të dhëna të tjera financiare të institucionit.
Në takim u dhanë mendime dhe sugjerime për elementë të ndryshëm të projektraportit, të cilët do të mbahen parasysh në hartimin e dokumentit përfundimtar.
Në fund, të pranishmit miratuan projektraportin.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com