SË SHPEJTI UNIKO DO TË NISË PUNËN PËR PROCESIN E AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT

Në datën 24 shtator 2018, në sallën e Senatit Akademik,  Rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari zhvilloi një takim me përgjegjësit e departamenteve dhe anëtarët e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, ku u diskutua në lidhje me procesin e akreditimit të programeve të studimit, i cili do të nisë së shpejti. Profesor Jashari u ndal fillimisht në procesin e regjistrimit të maturantëve, i cili po ecën normalisht, si dhe në përgatitjet që duhen bërë për fillimin e Vitit të Ri Akademik 2018-2019.  Ai tha se menjëherë mbas kësaj, e gjithë puna do të përqëndrohet në përgatitjen për akreditimin e programeve të studimit, ku do të punohet  mbi bazën e një plani veprimi, i cili do të përfshijë veprimtaritë, hapat dhe detyrat që do të zhvillohen në kuadër të këtij procesi.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com