REKTORI I UNIKO ZHVILLOI NJË TAKIM ME STUDENTËT E VITIT TË PARË TË PROGRAMIT TË RI TË STUDIMIT “EDUKIM FIZIK DHE SPORTE”

Në datën 28 tetor 2019, rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, zhvilloi një takim me studentët e vitit të parë të programit të ri të studimit “Edukim fizik dhe sporte”. Ai iu drejtua atyre me besimin se, si brezi i parë i këtij programi studimi, do të bëjnë më të mirën për t’u përgatitur ashtu siç duhet në profesionin e tyre, ndërsa i përgëzoi për rezultatet e arritura në testin praktik. Rektori tha se shumë shpejt do të nisë riorganizimi i ekipeve sportive të UNIKO, ku studentët do të grupohen sipas talentit të tyre në disiplina të ndryshme sportive në mënyrë që UNIKO të përfaqësohet sa më denjësisht në të gjitha veprimtaritë sportive që do të organizohen brenda dhe jashtë Universitetit. Ai i siguroi studentët se në këtë Universitet do të gjejnë një mjedis bashkëpunues dhe do të kenë mbështetjen e nevojshme për rritjen e tyre profesionale.
Studentëve u uruan suksese edhe pedagogia dr. Mariela Burda dhe përgjegjësja e departamentit të edukimit, prof. as. dr. Irena Nikaj.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com