REKTORI I UNIKO, PROF. DR. ALI JASHARI, ZHVILLOI NJË TAKIM ME AMBASADORIN E RUSISË NË SHQIPËRI, Z. ALEKSANDËR KARPUSHIN

Në datën 7 tetor 2018, Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, z. Aleksandër Karpushin, u prit në një takim të veçantë nga rektori i  UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, i cili e njohu atë me veprimtarinë që zhvillon Universiteti i Korçës, infrastrukturën, stafin akademik, programet e studimit etj. Gjatë takimit Ambasadori Karpushin vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, veçanërisht bashkëpunimin e hershëm në fushën letrare e artistike. Ambasadori tha se prej disa vitesh Federata Ruse ofron mbështetje në arsimin e lartë përmes bursave të studimit për studentët shqiptarë, duke shprehur dëshirën që, në të ardhmen, Universiteti i Moskës ta zgjerojë bashkëpunimin edhe me Universitete të tjera shqiptare. Në përfundim të takimit ata shkëmbyen disa dhurata simbolike.

 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com