REKTORI I UNIKO, PROF. DR. ALI JASHARI, PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUES TË KLUBIT “ROTARY” TË KORÇËS

Në datën 22 mars, përfaqësues të Klubit “Rotary” në Korçë zhvilluan një takim me rektorin e Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Ali Jasharin, i cili i njohu fillimisht me mjediset e ndërtesës së re dhe funksionin e saj, si selia qendrore e rektoratit, si një qendër kërkimore e studimore, etj. Prof. Jashari, shprehu kënaqësinë për këtë takim dhe tha se bashkëpunimi i UNIKO me Klubin “Rotary” të Korçës është i hershëm, duke çmuar ndihmesën e dhënë nëpërmjet bursave për studentët në vështirësi ekonomike. Ai, krahas të tjerash, foli edhe për hapjen e programeve të reja të studimit, ku theksi për vitin e ardhshëm akademik është vënë te programet dyvjeçare me karakter profesional. Në takim ishin të pranishëm edhe gazetarët sportivë Genc Ymeraj dhe Ervin Baku, të cilët ndanë me pjesëmarrësit emocione nga përgatitja e filmit dokumentar, “Skënderbeu Evropian i Shqipërisë”, kushtuar ekipit të futbollit korçar, që ka rritur jo vetëm imazhin e Korçës, por edhe të Shqipërisë në botë.  Presidenti i Klubit, z. Nikolin Naçi, i dhuroi prof. Jasharit dhe gazetarit Baku disa libra dhe flamurin me simbolin e këtij Klubi.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet