REKTORI I UNIKO PROF. DR. ALI JASHARI PRITI NË NJË TAKIM REKTORIN E UNIVERSITETIT “NEHEMIA GATEWAY” NË POGRADEC, DR. PETER C. MAKIRIYADO

Në datën 17 janar 2020, rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, priti në një takim dr. Peter C. Makiriyado rektor i Universitetit “Nehemia Gateway” në Pogradec. Në takim ishin të pranishëm dhe prof. dr. Bardhyl Musai, zëvendësrektorja për kërkimin dhe shkencën, dr. Erinda Papa, si dhe drejtori i drejtorisë së kurrikulave në UNIKO, z. Artur Prifti. Biseda u fokusua mbi temat aktuale të arsimit të lartë, ndërsa rektori Makiriyado tregoi interes për çështje që kanë të bëjnë kryesisht më sipërmarrjen dhe mbështetjen institucionale të iniciativave studentore. Rektori i UNIKO prof. dr. Ali Jashari përkrahu propozimin e homologut të tij për pjesëmarrjen e dy Universiteteve në një projekt të përbashkët shkencor.