REKTORI I UNIKO, PROF. DR. ALI JASHARI, PRITI NË NJË TAKIM DREJTUES E PEDAGOGË TË UNIVERSITETEVE NGA KOSOVA E MAQEDONIA

Në datën 22 nëntor 2018, rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, priti në selinë e Rektoratit drejtues e pedagogë të universiteteve nga Kosova e Maqedonia. Gjatë takimit, ai i njohu me organizimin, programet e studimit dhe infrastrukturën e UNIKO dhe tha se Universiteti është në përpjekje të vazhdueshme për të rritur interesin e maturantëve, duke hapur programe të reja studimi, duke investuar në rritjen e cilësisë së stafit dhe studentëve etj. Rektori i Universitetit për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë, prof. dr. Edmond Hajrizi, vlerësoi bashkëpunimin e nisur me UNIKO dhe, ndër të tjera, tregoi interes për programet e edukimit, si dhe për dhënien e diplomave të dyfishta që, sipas tij, do të sjellë një model të ri në rajon.  
Bashkëpunimin me UNIKO e vlerësoi mjaft të rëndësishëm dhe dekani i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Bujar Dugolli. Ai nënvizoi se, krahasuar me disa vite më parë, arsimi i lartë në Kosovë ka bërë progres dhe në këtë drejtim UP është duke punuar për rritjen e standardeve të cilësisë. Drejtori i  Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike në Shkup, dr. Arsim Sinani, tha se ky takim është vazhdim i bashkëpunimit të nënshkruar një vit më parë mes tri institucioneve dhe shprehu besimin e tij për konkretizimin e projekteve të tjera në të ardhmen. Kryetari i Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoninë, z. Xhevat Prespa, u ndal në procesin e digjitalizimit të universiteteve, duke e cilësuar si një domosdoshmëri për stafin akademik e studentët, si dhe ofroi mbështetjen e tij në këtë proces.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com