REKTORI I UNIKO, PROF. DR. ALI JASHARI, PËRGËZOI STUDENTËT PJESËMARRËS NË KAMPIONATIN KOMBËTAR TË SPORTIT UNIVERSITAR

Në datën 12 dhjetor 2018, në mjediset e UNIKO, rektori, prof. dr. Ali Jashari, zhvilloi një takim me studentët pjesëmarrës në Kampionatin Kombëtar të Sportit Universitar, ku i përgëzoi ata për rezultatet e arritura, si në disiplinën e minifutbollit, ku ekipi i djemve të UNIKO rezulton vetëm me fitore dhe me dy barazime, ashtu dhe në disiplinën e volejbollit  për femra. Rektori i siguroi ata se do të kenë vëmendjen dhe mbështetjen e nevojshme në  vazhdimësi për të gjitha veprimtaritë që do të zhvillohen në kuadër universitetesh dhe shtoi se një mbështetje të madhe për këto veprimtari do japë programi i ri i studimit “Edukim fizik dhe sporte”, për të cilin UNIKO ka aplikuar dhe pritet  të hapet vitin e ardhshëm akademik. Gjatë bisedës, studentët falënderuan stafin dhe rektorin për mbështetjen dhe i siguruan ata se do ta përfaqësojnë denjësisht Universitetin e Korçës duke marë vetëm fitore. Takimet e radhës do të zhvillohen në Korçë dhe UNIKO do të ketë përballë ekipet e Universitetit të Vlorës.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com