REKTORI I UNIKO, PROF. DR. ALI JASHARI, MORI PJESË NË KONFERENCËN E REKTORËVE TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE SHQIPTARE DHE NË CEREMONINË PËR 49-VJETORIN E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Në datat 14 dhe 15 shkurt 2019, Rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari,  mori pjesë në Konferencën e rektorëve të universiteteve publike shqiptare. Në këtë konferencë, që u organizua nën kujdesin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Marjan Dema, ishin të pranishëm rektorë dhe drejtues të tjerë nga universitete publike shqiptare të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.

Pas diskutimeve, rektorët nënshkruan një deklaratë të përbashkët, ku vihet theksi në situatën aktuale të arsimit të lartë, në problemet që kanë sot universitetet publike shqiptare në kuadrin e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë, si dhe në rrugët e frytshme të bashkëpunimit midis universiteteve shqiptare të të tre vendeve.

Konferenca vendosi që, për zbatimin e propozimeve të kësaj deklarate, të hartohet një plan veprimi me masa konkrete për jetësimin e ideve dhe problemeve të shtruara, të cilat do të miratohen në konferencën e ardhshme të rektorëve të universiteteve publike shqiptare.

Gjithashtu, rektorët e pranishëm në këtë konferencë morën pjesë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e 49-vjetorit të Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës.

 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com