REKTORI I UNIKO, PROF. DR. ALI JASHARI DHE KRYETARI I BASHKISË KORÇË, Z. SOTIRAQ FILO, NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E EDUKIMIT FIZIK DHE SPORTEVE

Në datën 26 nëntor 2018, në mjediset e Bashkisë së Korçës, kryetari i saj, z. Sotiraq Filo dhe rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e edukimit fizik dhe sporteve. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka për qëllim që studentët e programit të studimit “Bachelor” në “Edukim Fizik dhe Sporte”, i cili do të hapet vitin e ardhshëm akademik, të zhvillojnë praktikën mësimore pranë “Qendrës Shumëfunksionale Sportive dhe Kulturore” në qytetin e Korçës.  Gjatë takimit, të dy titullarët vunë në dukje projektet, të cilat janë konkretizuar në kuadër të bashkëpunimit që kanë të dy institucionet dhe shprehën dëshirën që në të ardhmen ky bashkëpunim të shtrihet dhe në fusha të tjera. Rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, çmoi mbështetjen që Bashkia e Korçës ka dhënë vazhdimisht për Universitetin, si një partnere shumë e rëndësishme në veprimtarinë e tij. Ai vlerësoi rëndësinë që ka nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje për programin e ri  “Edukim Fizik dhe Sporte”, i cili për herë të parë do të hapet në Universitetin e Korçës, duke iu përgjigjur kërkesave të mjaft të rinjve dhe të rejave, që dëshirojnë të bëhen mësues të edukimit fizik.
Kryetari i Bashkisë, z. Sotiraq Filo, shprehu kënaqësinë që zona sportive e Korçës, krahas të tjerash, do të jetë dhe në mbështetje të këtij programi të ri studimi. Ai e përshëndeti këtë nismë të  Universitetit “Fan S. Noli”, si dhe e vlerësoi atë mjaft të rëndësishme për kërkesat që ka sot tregu i punës në rajonin e Korçës.
 

MARRËVESHJA

Shiko të plotë (kliko) (pdf)  

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com