RËNDËSIA E USHQYERJES SË SHËNDETSHME NË FËMIJËRINË E HERSHME- DITË INFORMIMI NË UNIKO

Në datën 16 nëntor 2018, në Amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua një ditë informimi për rëndësinë që ka ushqyerja e shëndetshme në fëmijërinë e hershme, organizuar në kuadër të javës së shëndetit të fëmijës. Në këtë takim ishin të ftuar pedagogë dhe studentë të programit “Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme”, edukatorë dhe mësues të çerdheve dhe kopshteve të qytetit të Korçës, mjekë dhe infermierë nga konsultori i fëmijës etj. Mjekja pediatre, znj. Alketa Hoxha, tha se organizimi i takimeve të tilla është shumë i rëndësishëm për informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për rëndësinë që ka kujdesi për fëmijët e moshës parashkollore dhe veçanërisht për ushqyerjen e tyre të shëndetshme. Veprimtaria realizohet në kuadër të projektit “Drejt një edukimi gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët në moshë parashkollore në Shqipëri” i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, i cili do të zbatohet në Bashkinë e Korçës dhe Elbasanit nga Save the Children në partneritet me shoqatën MEDPAK.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com