PROJEKTI “CBCINOV8” U PREZANTUA NË UNIKO PËR PALËT E INTERESIT
Në datën 2 prill 2018, në Universitetin e Korçës, u prezantua projekti “Inovacioni dhe Eko- sistemi midis rajoneve ndërkufitare Shqipëri – Maqedoni”, në një takim ku morën pjesë përfaqësues të UNIKO, Euro Partners Development, Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Korçë, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Palët diskutuan konkretisht për krijimin e një grupi të përbashkët pune nën kujdesin e UNIKO, paisjen e Qendrës së Inovacionit me infrastrukturën e nevojshme, organizimin e konferencës përmbyllëse në rajonet e përfshira në projekt, etj. Në fund të takimit u nënshkrua edhe Marrëveshja e Mirëkuptimit, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit të ndërsjelltë në veprime të përbashkëta të palëve, që do të ndërmerren në kuadër të këtij projekti me qëllim nxitjen e konkurrueshmërisë, biznesit, tregtisë dhe investimeve.