PROGRAMET 2- VJEÇARE ME KARAKTER PROFESIONAL REZULTOJNË TË KENË QENË ZGJEDHJA E MJAFT APLIKANTËVE

Bleona Hate është një prej 12 studenteve, të cilat janë regjistruar deri tani në programin profesional 2-vjeçar “Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme”. Ajo thotë se me hapjen e programeve 2- vjeçare me karakter profesional, Universiteti i Korçës u ofroi një mundësi shumë të mirë maturantëve, të cilët nuk plotësojnë kriterin e notës mesatare. Maturantja Hate, u shpreh se zgjodhi këtë program pasi mësuesia ka qenë gjithmonë preferenca e saj dhe dëshiron që, duke punuar e studiuar, të  bëhet një profesioniste e zonja. Bazuar në numrin e regjistrimeve, kur janë mbylluar vetëm 4 raundet e fazës së parë, duket se të 7 programet 2- vjeçare me karakter profesional në UNIKO, rezultojnë të kenë qenë të preferuara nga një numër i konsiderueshëm aplikantësh.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com