PROFESOR EMIL LAFE U NDERUA ME EMBLEMËN E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 29 mars 2019, UNIKO nderoi me Emblemën e Universitetit akademikun e shquar, profesor Emil Lafen. Gjatë ceremonisë, e cila u zhvillua në mjediset e Bibliotekës Shkencore të UNIKO, rektori, prof. dr. Ali Jashari, i dorëzoi atij Emblemën dhe Diplomën me këtë motivacion: “Personalitet i shquar i gjuhësisë shqiptare, studiues i palodhur në fushën e kulturës së gjuhës dhe mbrojtës i radhëve të para i shqipes standarde, hartues dhe redaktor i përgjithshëm i Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, pedagog i përkorë, që me veprën e tij ka selitur dashurinë dhe dijet për shqipen tonë të bukur në breza të tërë studentësh. Në shenjë mirënjohjeje nga drejtuesit, stafi akademik dhe studentët e Universitetit “Fan S. Noli” për ndihmesat e shquara që i ka dhënë këtij institucioni”.
Profesor Emil Lafe falënderoi Universitetin e Korçës dhe në veçanti Rektorin për këtë vlerësim, duke u shprehur se do të jetë gjithmonë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij dhe në të ardhmen.
Nderimi për akademikun Emil Lafe u bë gjatë punimeve të Konferencës Shkencore Kombëtare kushtuar Sotir Papahristos, ku ai ishte i ftuar dhe mbajti referatin kryesor të saj.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com