PROF. DR. ALI JASHARI DHE PROF. AS. DR. GJERGJI MERO U NDERUAN ME TITULLIN “KRENARIA E SHOQATËS DEVOLLI”

Në datën 4 maj 2018, Shoqata Atdhetare Kulturore “Devolli” zhvilloi në UNIKO një takim me qëllim zgjerimin e shoqatës me anëtarë të rinj dhe vlerësimin e bashkëpunimit të saj me Universitetin  “Fan S. Noli”. Në këtë takim, ku merrnin pjesë anëtarë të shoqatës, pedagogë, drejtues të pushtetit lokal, deputetë të zonës, miq e të ftuar të tjerë, Kryetari i Shoqatës “Devolli”,  z. Guri Seferi,  tha se puna e bërë nga stafi i këtij Univesiteti është model për të gjitha shoqatat e tjera, si në drejtim të anëtarësimeve të reja ashtu edhe në përmbushjen e misionit të saj, për edukimin atdhetar. Në këtë kuadër shoqata vendosi të nderojë me titullin “Krenaria e Shoqatës Devolli”, prof. dr. Ali Jasharin dhe prof. as. dr. Gjergji Meron, për kontributin e tyre, përkushtimin, vlerat e  larta njerëzore që mbartin dhe veçanërisht për mbështetjen që i kanë dhënë kësaj shoqate në vite. Profesorët, Jashari dhe Mero, falënderuan drejtuesit e shoqatës për vlerësimin, dhe u shprehën se nderimi që u bëhet sot, i bën krenarë për origjinën e tyre dhe njëkohësisht i obligon për më tepër punë, duke përcjellë vlerat kulturore, shoqërore e atdhetare edhe në veprimtari të tjera.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com