POETI ARBËRESH ZEF SCHIRO DI MAGGIO ZHVILLOI NJË TAKIM ME PEDAGOGË DHE STUDENTË TË FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

Në datën 19 nëntor 2018, në mjediset e Bibliotekës “Kongresi i Manastirit” të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, u zhvillua një takim me poetin arbëresh Zef Schiro di Maggio, ku ishin të pranishëm pedagogë dhe studentë të këtij fakulteti. Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë, prof. as. dr. Jonela Spaho, bëri një prezantim të jetës dhe krijimtarisë letrare të poetit, ndërsa për librin më të ri të Zef Schiro di Maggios, “Poema Arbëreshe”, foli pedagogu, dr. Eris Rusi. Më pas, në emër të klubit të shkrimtarëve “Bota e re” në Korçë, dr. Eris Rusi, i dorëzoi atij çmimin “Bota e re”.

Poeti dhe dramaturgu i njohur u shpreh i nderuar për këtë vlerësim dhe foli me krenari për origjinën e tij arbëreshe. Ai tha se do të vazhdojë të shkruajë në gjuhën shqipe, për t’ua lënë këtë pasuri brezave që do të vijnë. Takimin e përshëndeti dhe dekani i FEF, prof. as. dr. Pavllo Cicko. Në fund, studentët recituan disa vargje nga krijimtaria letrare e poetit Zef Schiro di Maggio.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com