PEDAGOGË TË UNIKO MORËN PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE “GEOTOUR 2018”

Në datat 11-13 tetor 2018, në Hodrusa-Hamre të Sllovakisë, zhvilloi punimet Konferenca Ndërkombëtare në Gjeoturizëm, Turizmin Minerar, Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Mbrojtjen e Mjedisit,“GEOTOUR 2018”. Në këtë konferencë ishin të pranishëm pedagogë të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë të Universitetit “Fan S. Noli”. Prof. as. dr. Eleina Qirici, dr. Alma Zhilla, dr. Edlira Menkshi dhe dr. Ermiona Braholli referuan punimet e tyre shkencore në lidhje me vlerësimin dhe analizën e atraksioneve turistike, burimeve termale, zhvillimet dhe problematikat që mbart sektori turistik shqiptar etj. Gjatë punimeve të konferencës pjesëmarrësit diskutuan e dhanë mendime rreth përvojave të sjella nga vende të ndryshme të Evropës. Takimi i radhës, në kuadër të kësaj konference, do të zhvillohet në Pragë.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com