PEDAGOGË DHE STUDENTË DOKTORANTË TË FAKULTETIT TË EDUKIMIT, FOLLORINË, (GREQI) VIZITUAN UNIKO

Në datën 22 maj 2019, një grup pedagogësh dhe studentësh doktorantë të Universitetit të Kozanit, Fakulteti i Edukimit, Follorinë, (Greqi) vizituan UNIKO. Ata u pritën nga zëvendësrektorja për kërkimin shkencor, dr. Erinda Papa dhe dekani i FEF, prof. as. dr. Pavllo Cicko. Prof. Eleni Griva,  koordinatore e projektit të doktoraturave dhe përgjegjësi i Departamentit për Arsimin Fillor, prof. Charalambos Lemonidis, thanë se kjo vizitë ka për qëllim fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe komunikimit midis dy institucioneve, duke parë mundësitë e zgjerimit të veprimtarive të përbashkëta mes tyre. Ata vizituan Bibliotekën Shkencore të UNIKO dhe mjediset e FEF, ku zhvilluan një orë të hapur leksioni së bashku me studentët e këtij fakulteti.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com