PARTNERËT E KONSORCIUMIT ERASMUS + KU BËN PJESË EDHE UNIVERSITETI I KORÇËS U TAKUAN NË SPANJË NË KUADËR TË PROJEKTIT TEAVET

Në datat 29- 30 nëntor 2017 në Universitetin e Leon, në Spanjë u zhvillua takimi i parë në kuadër të projektit TEAVET: “Zhvillimi i kompetencave të mësimdhënësit për sistem të përgjithshëm të aftësisë në Shqipëri”. Universiteti “Fan S. Noli” si një nga partnerët e konsorciumit Erasmus +  më aksion kryesor “Ndërtimin e kapaciteteve në fushën e arsimit të lartë”, u përfaqësua në këtë takim nga Rektori, prof. dr. Ali Jashari, përgjegjësja e Departamentit të Gjuheve të Huaja dr. Benita Stavre si dhe kryetari i Degës së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve Msc. Ardian Çërava. Pjesëmarrësit diskutuan mbi zbatimin e rezultateve të projektit në kontekstet përkatëse akademike. TEAVET synon të prezantojë strukturat e të mësuarit gjatë gjithë jetës në fakultetet të cilat përgatisin mësues duke hartuar kurse trajnimi dhe duke ofruar ekspertizë lidhur me kompetencat e mësimdhënies për një sistem gjithëpërfshirës të AFP-së. Gjithashtu synon të ndërtojë kapacitetet e qendrave të përjetshme të përsosmërisë dhe të krijojë një bazë të dhënash për modulet e trajnimit të mësuesve në detyrë.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com