PËRFAQËSUESET E PROGRAMIT “ROMA EDUCATION FUND” ZHVILLUAN NJË TAKIM NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” NË KUADËR TË PROGRAMIT “ROMAVERSITAS ALBANIA”

Në datën 12 tetor 2017, Rektori i Universiteti “Fan S. Noli” prof. dr. Ali Jashari, në kuadër të projektit “Romaversitas Albania”, priti në një takim përgjegjësen e programit “Roma Education Fund” znj. Milena Babic dhe koordinatoren financiare të këtij programi znj. Ionika Toader. Gjatë takimit u diskutua për përfshirjen dhe integrimin e studentëve të komuniteti rom. Rektori garantoi mbështetjen për këtë projekti, i cili mundëson përvetësimin e dijeve të studentëve të këtij komuniteti përmes ofrimit të tutorimeve në programe të ndryshme studimi me staf të kualifikuar akademik, kurse të gjuhës angleze, kurse informatike, shkrim akademik, të gjitha nën koordinimin e një mentori që ndjek punën nga afër dhe orienton studentët në zgjidhjen e nevojave dhe problematikave që mund të kenë. Ai tha se së shpejti për këta studentë do të krijohet edhe një mjedis i veçantë, ku ata të mund të zhvillojnë veprimtarinë e tyre akademike dhe kulturore.

Projekti synon rritjen e vetëbesimit të studentëve romë, përmirësimin e aftësive të tyre si edhe forcimin e njohurive rreth identitetit të tyre rom dhe të drejtave të njeriut. Në takim morën pjesë edhe pedagogë të universitetit si edhe përfaqësues të shoqatave rome në rajonin e Korçës e më gjerë.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet