NJË GRUP STUDENTËSH TË UNIVERSITETIT “ST. CYRIL AND METHODY” TË SHKUPIT VIZITUAN UNIKO
Prej datës 2 - 6 prill 2018, një grup studentësh të Universitetit “St. Cyril and Methody” të Shkupit vizituan UNIKO, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy universiteteve. Studentët nga Shkupi gjatë këtyre ditëve zhvilluan takime të ndryshme, morën pjesë në leksione, vizituan mjediset e Universitetit si dhe patën mundësi të njihen me historinë, kulturën dhe traditat korçare. Ata vizituan muzeumet e qytetit, fshatin tursitik të Voskopojës, shijuan gatimet tradicionale të zonës, etj. Këta studentë, në programet e tyre të studimit, mësojnë edhe gjuhën shqipe, e cila u dha mundësinë të komunikonin natyrshëm me pedagogët dhe bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë që i shoqëronin: Anxhela Lilo, Kejsi Shkëmbi, Dea Jazxhi, Oli Cukali, Klajdi Halil, Marius Hasa, Erotida Sevo, Vasiliqi Kume, Jorgisa Bandilli, Ola Liço, Katerina Andon, Blerta Metellari, Entela Tahiri dhe Inva Zyfi, të cilët shumë shpejt do t`i vizitojnë ata në Universitetin e Shkupit.