NJË GRUP STUDENTËSH NGA KOSOVA VIZITUAN UNIKO

Në datat 22-23 nëntor 2018, një grup studentësh të Fakultetit të Historisë dhe Antropologjisë të Universitetit të Prishtinës vizituan UNIKO. Të shoqëruar  nga pedagogët Arsim Sinani, Selim Bezeraj, Mentor Hasani, Durim Abdullahu dhe studentë të Universitetit të Korçës, u njohën me fakultetet, bibliotekat, muzeun e UNIKO, si dhe zhvilluan një takim në Bibliotekën Shkencore Universitare. Në bisedën me përgjegjësen e kësaj biblioteke, znj. Elena Çapo dhe me përgjegjësin e Qendrës së Karrierës dhe Alumnit, z. Romeo Terolli, studentët treguan interes për veprimtarinë mësimore, shkencore, kulturore e sportive që zhvillon Universiteti. Ata gjithashtu morën pjesë në hapjen e punimeve të Konferencës Shkencore Mbarëkombëtare kushtuar 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Gjatë vizitës në Korçë studentët u njohën me historinë, kulturën dhe traditat e qytetit.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com