NË UNIKO U ZHVILLUA DISKUTIMI I HAPUR ME TEMË: “KOMUNITETI, MEDIA DHE SHOQËRIA CIVILE: PARANDALIMI I EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM DHE RADIKALIZMIT FETAR”

Në datën 30 maj 2018, Instituti i Medias (IM) zhvilloi në Bibliotekën Shkencore të UNIKO, një diskutim të hapur me temë: “Komunitetet, media dhe shoqëria civile: parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar”. Takimin e hapi rektori, prof. dr. Ali Jashari, i cili falënderoi IM për organizimin e këtij diskutimi edhe në Universitetin e Korçës, me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve, si dhe përfaqësuesve të mediave dhe komuniteteve fetare të këtij rajoni. Drejtori i IM, z. Remzi Lani, bëri një pasqyrim të mënyrës se si trajtohen temat fetare nga mediat dhe ftoi të pranishmit të ndanin së bashku mendimet dhe opinionet e tyre me ekspertin e medias, z. Lutfi Dervishi, si dhe me z. Besnik Mustafaj nga Forumit Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve. Ata u ndalën te qasja ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, si dhe te roli i fesë në një shoqëri demokratike.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com