NË FAKULTETIN E SHKENCAVE TË NATYRËS DHE SHKENCAVE HUMANE U ZHVILLUA NJË TAKIM MBI STUDIMIN E PROF. DR. GJERGJ SINANIT “FEJA DHE EDUKIMI”

Në datën 11 maj 2018, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane u prezantua studimi i prof. dr. Gjergj Sinanit “Feja dhe Edukimi”. Dekani, prof. dr. Gjergji Pendavinji dhe dr. Magdalini Vampa referuan mbi këtë studim të profesor Sinanit, duke u bazuar në çështjet kryesore që shtron përfshirja e edukimit fetar në kurrikulat shkollore. Të ftuarit u ndalën në disa aspekte të kësaj teme, duke e përcaktuar atë si mjaft delikate dhe që kërkon një trajtim të kujdesshëm. Rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari vlerësoi punën e profesor Sinanit për këtë studim, i cili u mbështet nga Fondacioni Friedrich Ebert, përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv, Wulf Lapis dhe koordinatorja, Jonida Smaja. Studimi “Feja dhe Edukimi” do t`i nënshtrohet një diskutimi të gjerë publik me pjesëmarrjen e aktorëve të shoqërisë civile, bashkësive fetare dhe prindërve.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com