NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË FILOZOFISË, FSHNH ORGANIZOI SEMINARIN SHKENCOR ME TEMË: "FIGURA E SKËNDERBEUT NË MENDIMIN SHOQËROR SHQIPTAR"

Në datën 16 nëntor 2018, në Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, Departamenti i Shkencave Sociale organizoi seminarin shkencor me temë: “Figura e Skënderbeut në mendimin shoqëror shqiptar ”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë, e cila organizohet për të gjashtin vit radhazi në këtë fakultet. Tema e zgjedhur me rastin e Vitit Jubilar të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), mblodhi së bashku studiues të fushës së filozofisë, historisë dhe letërsisë. Përmes kumtesave të tyre u përcollën jo vetëm vlerat e humanizmit evropian, të cilat ishin objekt i orientimit të UNESCO-s për vitin 2018, në Ditën Ndërkombëtare të Filozofisë, por u nxit edhe debati filozofik-shkencor mbi mendimin politik shqiptar rreth miteve të krijuara në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Në fjalën e tij dekani i fakultetit, prof. dr. Gjergji Pendavinji, e cilësoi këtë seminar shkencor si një fryt të bashkëpunimit të suksesshëm mes Departamentit të Shkencave Sociale, të Departamentit të Histori-Gjeografisë dhe Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë, si dhe të studiuesve të fushës nga Universiteti i Tiranës, duke e vlerësuar mjaft kontribues në filozofi dhe shkencë. Takimin e përshëndeti edhe rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, i cili përgëzoi pjesëmarrësit për kumtesat interesante dhe u shpreh se veprimtari të tilla ngrenë lart emrin e Universitetit, veçanërisht kur organizohen në vite  jubilarë, siç është edhe Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit (Skënderbeut).

Në fund të këtij seminari pjesëmarrësit dhanë mendime dhe diskutuan rreth temave të referuara.

 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com