Në datën 06 Dhjetor 2017 u nënshkrua Marrëveshje Bashkëpunimi midis Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë dhe Fakultetit të Shkencave Shoqërore të “Albanian University” Tiranë.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është realizimi i shkëmbimit të ndërsjelltë të eksperiencave në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Ky bashkëpunim përfshin:
-krijimin e mundësisë për shkëmbimin e praktikave profesionale të studentëve
-promovimin e aktiviteteve të organizuara në bashkëpunim
-krijimin e aksesit në biblotekat respektive
-organizimin e aktiviteteve të përbashkëta
-shkëmbimin e eksperiencave të pedagogëve në mësimdhënie dhe kërkim shkencor