MINISTRJA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË, ZNJ. LINDITA NIKOLLA, ZHVILLOI NJË TAKIM PUNE ME DREJTUES TË UNIVERSITETIT TË KORÇËS

Në datën 29 shtator 2018,  në sallën e Senatit Akademik të Universitetit “Fan S. Noli”, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lindita Nikolla, zhvilloi një takim pune me drejtues të këtij institucioni. Ajo u prit nga rektori, prof. dr. Ali Jashari, i cili e njohu me punën e bërë gjatë vitit akademik 2017-2018 dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri, të cilin UNIKO e nis  me 15 programe të reja studimi, me më tepër hapësira për mësim, me investime e projekte të reja në mbështetje të procesit mësimor etj. Ai tha se Universiteti ka përpara edhe shumë sfida, ku prioritet do t`i jepet punës, për procesin e akreditimit të programeve të studimit, për të cilin është miratuar një plan veprimi.

Gjatë këtij takimi, ku ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, z.Ervin Demo, ministrja Nikolla falënderoi Universitetin e Korçës për ndihmën e dhënë në tryezat e zhvilluara gjatë diskutimeve për Ligjin e Arsimit të Lartë, vlerësoi punën e bërë për Akreditimin Institucional të tij, si dhe Qendrën e Formimit të Vazhduar për  trajnimin e mësuesve në detyrë. Ajo shtroi si domosdoshmëri përshtatjen sa më shpejt të kurrikulave të programeve të mësuesisë me ndryshimet e bëra në arsimin parauniversitar dhe njësimin e tyre me programet e  ngjashme të ofruara në universitetet e tjera të vendit. Ministrja Nikolla tha se Universiteti “Fan S. Noli” i ka të gjitha mundësitë, që me punën e tij kërkimore e shkencore të kthehet në një qendër zhvillimi për të gjithë rajonin. Takimi vazhdoi me pyetje dhe diskutime nga të pranishmit.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com