"MESATARET”- LEKSION I HAPUR ME STUDENTËT E FAKULTETIT EKONOMIK, I FTUAR PEDAGOGU BESNIK NUREDINI

Në datën 19 qershor 2019, Departamenti i “Menaxhimit” në Fakultetin Ekonomik, organizoi një leksion të hapur në fushën e statistikës me temë: "Mesataret", ku i ftuar ishte pedagogu dhe specialisti i ekonomisë, Msc. Besnik Nuredini. Leksioni u zhvillua para një auditori me studentë të programeve të studimit: “Menaxhim”, “Financë-Kontabilitet” dhe “Asistent-Menaxher”. Pedagogia e lëndës së statistikës ekonomike, dr. Marinela Teneqexhi, theksoi, në hapjen e këtij leksioni, se statistika ka karakter gjithëpërfshirës në llogaritjen dhe interpretimin e treguesve makroekonomikë dhe mikroekonomikë, ku në qendër është koncepti i mesatareve. Pedagogu, dr. Emil Frashëri, nënvizoi se mesataret lidhen me tregues të rëndësishëm si varianca dhe kovarianca, duke ndihmuar në kuptimin më të mirë të lidhjes midis dukurive të ndryshme. Lektori Besnik Nuredini prezantoi më pas disa lloje të mesatareve si ato: aritmetike, kuadratike, gjeometrike, harmonike, kronologjike etj. Ai solli shembuj të përdorimit të tyre në llogaritje të ndryshme, të cilat gjejnë zbatim në përditshmërinë e veprimtarive ekonomike. Në fund të leksionit iu përgjigj interesit të studentëve, të cilët u përfshinë në diskutime dhe bënë pyetje të ndryshme.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com