MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MIDIS UNIVERSITETIT TË EVROPËS JUGLINDORE NË TETOVË DHE UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

U nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis  Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe  Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës.Universiteti i Korçës dhe Universiteti i Evropës Juglindore i Tetovës, në përshtatje me synimet e përbashkëta për të zhvilluar miqësinë, besimin dhe bashkëpunimin midis tyre dhe me qëllimet e përbashkëta në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, kanë rënë dakord për parimet kryesore të bashkëpunimit.

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është vendosja e bashkëpunimit në sferën e arsimit dhe shkencës midis Universitetit të Korçës dhe Universitetit të Evropës Juglindore të Tetovës në fushat me interes të ndërsjelltë.

Për realizimin e këtyre objektivave dy Universitetet bien dakord:

1.Të nxisin shkëmbimin e stafit akademik, të studentëve të kurseve të larta dhe të pasuniversitarëve;

2.Të nxisin vendosjen e bashkëpunimit shkencor në fushat e interesave të ndërsjellëta;

3.Të japin ndihmë të përbashkët në rritjen e kualifikimeve shkencore të stafit akademik;

4.Të nxisin shkëmbimin e botimeve dhe të materialeve në fushën e kërkimeve shkencore;

5.Të shkëmbejnë përvojat e tyre në zhvillimin e metodave dhe teknikave bashkekohore mësimore;

6.Të organizojnë simpoziume të përbashkëta dypalëshe, takime pune dhe konferenca;

7. Të realizojnë, në funksion të mundësive dhe interesave reciproke, programe kërkimore dhe projekte të përbashkëta

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

 

Te gjitha kontaktet