MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MIDIS FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE DHE INSTITUTIT TË EKZEKUTIMIT TË VEPRAVE PENALE (I.E.V.P), KORÇË
Në datën 20/06/2018 u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane të Universitetit “Fan S. Noli” dhe Institutit të Ekzekutimit të Veprave Penale, Korçë, me qëllim krijimin e mundësive reale për studentët e FSHNH për kryerjen e praktikës profesionale pranë I.E.V.P., si dhe për formulimin dhe zbatimin e programeve dhe projekteve në fushat e interesit të përbashkët.