LEKSIONE TË HAPURA ME STUDENTËT E FAKULTETIT EKONOMIK MBI OPERACIONET BANKARE DHE TREGUN E SIGURIMEVE

Në datën 10 qershor 2019, studentët e Fakultetit Ekonomik zhvilluan leksione të hapura mbi operacionet bankare dhe tregun e sigurimeve, ku ishin të ftuar përfaqësues të institucioneve të ndryshme që operojnë në qytetin e Korçës. Sipas pedagoges, dr. Klaudeta Merollari, këto leksione të hapura kanë për qëllim konkretizimin e njohurive teorike që studentët kanë marrë gjatë procesit mësimor. Në kuadër të zhvillimit të lëndës “Tregjet dhe Institucionet Financiare” studentët e programit të studimit “Financë-Kontabilitet” u njohën me operacionet e bankave tregtare në Shqipëri dhe me mënyrën se si realizohen disa nga shërbimet më të reja që ofron Banka Credins në qytetin e Korçës, ku i ftuar ishte drejtori i saj, z. Ilir Selenica dhe znj. Aida  Barbashi, analiste kredie. Në takim u diskutua  dhe për sigurinë e transfertave bankare, për shërbimin e-banking dhe luftën kundër pastrimit të parave.

Më pas, gjatë një seminari që u zhvillua në kuadër të lëndës “Legjislacioni dhe Mbikëqyrja e Sigurimeve”, studentët e programit të studimit “Master profesional” në “Bankë dhe Sigurime” zhvilluan një seminar, ku i ftuar ishte z. Gëzim Mero, drejtor rajonal i Sigma Interalbanian VIG, Korçë. Gjatë takimit ata u njohën me policat e sigurimit që kompania ofron, shembuj të dëmshpërblimeve të paguara nga kompania, plotësimin e një kontrate sigurimi etj. Në këto  leksione studentët u përfshinë në diskutime, bënë pyetje dhe analizuan shembuj konkretë.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com