LEKSION I HAPUR ME STUDENTËT E PROGRAMIT MASTER PROFESIONAL NË DEGËN FINANCË- KONTABILITET, ME TEMË: “PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I FTUAR Z. JULIAN AGOLLI

Në datën 31 janar në Fakultetin e Ekonomisë u zhvillua një leksion i hapur me studentët e programit Mastër Profesional në degën financë- kontabilitet, më temë: “Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ku i ftuar ishte Z. Julian Agolli, punonjës në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë si dhe ish student i universitetit “Fan S. Noli”. Çështjet kryesore që u trajtuan në këtë leksion ishin: vlerësimi dhe kontrolli tatimor, masat administrative, ulja e kufirit të TVSH-së dhe problemet që shoqërojnë biznesin dhe administratën tatimore, etj. Sipas pedagoges prof. as. dr. Majlinda Bello, për studentët është e rëndësishme marrja dhe përditësimi i këtyre informacioneve, të cilat do t`u shërbejnë për të thelluar njohuritë si profesionistë të ardhshëm.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com