KUALIFIKIMI I PUNONJËSVE ARSIMORË PRANË QENDRËS SË FORMIMIT TË VAZHDUAR NË UNIKO PËR VITIN 2018

Qendra e Formimit të Vazhduar në UNIKO, prej dhjetorit të vitit 2017 është akredituar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për një periudhë 4-vjeçare, me Vendimin nr. 26, datë 19.12.2017, për 34 module trajnimi dhe 1 program që përfshin 5 module, pra në total për 39 module në fushat: Kurrikula me kompetenca; Planifikimi i mësimdhënies; Etika, komunikimi, pedagogjia; Mësimdhënia dhe të nxënit; Zhvillimi profesional i drejtuesve; Çështje ndërkurrikulare; Teknologjia e informacionit në mësimdhënie, etj.

Për vitin 2018, në periudhën  16 shkurt - maj 2018, pranë Qendrës së Formimit të Vazhduar në Universitetin e Korçës u zhvilluan 4 sesione trajnimi  treditore dhe nw pwrfundim tw tyre u certifikuan 350 punonjës arsimorë. Sipas përgjegjësit të qendrës, Msc. Olger Brame, e veçanta e këtij viti ishte së mësuesit bëjnë regjistrim individual online në portalin e krijuar nga IZHA: www.trajnime.arsimi.gov.al  duke zgjedhur modulet për të cilat janë interesuar, për zhvillimin e tyre profesional.

Ndërkohë, module të Qendrës për Formimin e Vazhduar, janë përzgjedhur nga Save the Children, për trajnime në shkollat e projektit të cilat ndiqen nga kjo organizatë në rajonet: Tiranë, Elbasan, Mat, Shkodër, Gjirokastër.

Në sesionet e zhvilluara kanë marrë pjesë mësues nga rajoni i Korçës, por edhe nga rajone të tjera të Shqipërisë. Në të ardhmen synohet që Qendra për Formimin e Vazhduar,  gradualisht të kthehet në një qendër  trajnimi dhe formimi të vazhduar për mësuesit  dhe drejtuesit me një status kombëtar.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com