KQZ ZHVILLOI NJË LEKSION TË HAPUR PËR TË DREJTËN E VOTËS ME STUDENTË TË UNIKO

Në datën 21 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi një leksion të hapur për të drejtën e votës me studentë të UNIKO. Takimin e hapi pedagogu, dr. Eris Rusi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe u shpreh se takime të tilla forcojnë kulturën zgjedhore të shtetasve, kryesisht të rinjve dhe forcojnë besimin e tyre për pushtetin e votës së lirë.
Takimin e përshëndeti edhe zëvendësrektorja për mësimin, prof. as. dr. Majlinda Bello.
Më pas fjalën e mori kryetari i KQZ-së, z. Klement Zguri, i cili tha se të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen se vota është pushteti i tyre më i madh në shoqëri, pushtet që zgjedhësit e kanë një ditë në katër vjet dhe që duhet ta përdorin me mençuri, pasi mund t’u sjellë dëme për më shumë se katër vjet. Takimi u zhvillua në kuadër të “Edukimit Zgjedhor” dhe u realizua në formë bashkëbisedimi mes përfaqësuesve të KQZ-së, studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Korçës.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com