Konferenca e Dytë Ndërkombëtare “Edukimi përtej kufijve” “Mendimi kritik në Edukim”

Universiteti “Fan S. Noli” nga datat 31 tetor – 1nëntor  2014 organizoi Konferencën e Dytë Ndërkombëtare“Edukimi përtej kufijve”, me fokus “Mendimi kritik në edukim”.

Kjo konferencë u organizua nga Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë i këtij Universiteti, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit Follorinë dhe Fakultetin e Edukimit Bitola, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të lidhur mes tre fakulteteve. Të ftuar kryesorë në këtë konferencë ishin Prof. dr. Andrew Goodspeed dhe Prof. dr Bardhyl Musai të cilët dhanë kontributin e tyre me kumtesat e përgatitura, gjatë zhvillimit të Seancës Plenare.

Gjatë dy ditëve të konferencës më shumë se 172akademikë dhe të ftuar nga vende të ndryshme prezantuan studimet e tyre akademike dhe kërkimore në fusha të ndryshme si: Gjuhë dhe Letërsi; Pedagogji; Psikologji; Shkenca Sociale; Matematikë, Informatike dhe Shkenca të tjera, si dhe gjatë sesionit të prezantimeve me Poster. Komiteti organizues i kësaj konference përbëhej nga Dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë të Universitetit “Fan S. Noli” Prof. dr. Ali Jashari,  dekani i Fakultetit të Edukimit Follorinë Prof. Petros Kariotoglou dhe nga dekane e Fakultetit të Edukimit Bitola, Prof. Jove Dimitrija Tavevski.

Në fjalën e tij përshëndetëse në hapjen e punimeve, Kryetari i Konferencës, Prof. dr. Ali Jashari përshëndeti dhe u uroi mirëseardhjen të ftuarve në konferencë, duke theksuar mes të tjerash bashkëpunimin mes tre Fakulteteve të Edukimit, atij të Korçës, Bitolës dhe Follorinës, si dhe e cilësoi realizimin e kësaj konference si një vijimësi e Konferencës së parë të mbajtur në Follorinë.

Prof. dr.  Ali Jashari u ndal jo vetëm në rëndësinë shkencore dhe pedagogjike të këtij aktiviteti, por edhe në domethënien e madhe qëofroi ky takim intelektual në cilësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve fqinje, si një shembull i mirë i bashkëjetesës së mirë historike, sidomos nga intelektualët dhe studiuesit të cilët dinë të qëndrojnë më lart se interesat politike të momentit, për të parë përpara drejt të mirës së brezave pasardhës. Mendimi kritik gjen hapësira në shumë drejtime, përdoret në të gjitha disiplinat dhe fushat e jetës publike, depërton në studimin dhe qasjen ndaj shkencës si dhe në sektorin e biznesit dhe profesione të tjera.

Falënderime të veçanta shkuanpër të ftuarit kryesorë të konferencës,  Prof. Andrew Goodspeed dhe prof. Bardhyl Musai,njëherësh me bindjen se 154 kumtesa dhe prezantime, tëhartuara nga 172 pjesëmarrësit në konferencë, do të shërbejnëpër përmbushjen e misionit të madh që ka edukimi sot në botë.

Në fjalën e tij përshëndetëse rektori i Universitetit “Fan S. Noli” Korçë, Prof. Gjergji Mero u uroi mirëseardhjen të ftuarve duke vlerësuar bashkëpunimin e arritur në vite mes Fakulteteve të Edukimit tëKorçës, Bitolës dhe Follorinës. Prof. Mero përmendi bashkëpunimet e frytshme të arritura nga vizitat reciproke në fushën e kërkimit shkencor si dhe ndarjen e eksperiencave në programe tëngjashme studimi mes fakulteteve. Ai vlerësoi edukimin si një nga aspektet më tërëndësishme në arritjen dhe përmirësimin e standardeve evropiane të kërkuara që kërkon sot reforma në arsimin e lartë, me qëllim qasjen drejt  arsimit  të lartë evropian,  duke mirëpritur kontributin dhe diskutimet e ofruara nga puna kërkimore e pjesëmarrësve në konferencë.

Duke i falënderuar dhe njëherë të gjithë të pranishmit, sidomos përfaqësuesite universitetit të Follorinës dhe të Bitolës, për përkushtimin e ofruar në organizimin e kësaj konference,  rektori Mero theksoi mbështetjen e vazhdueshme që do të jepet në vijimësi për bashkëpunimin e përbashkët ndërkufitar në fushën e edukimit dhe më gjerë.

Prof. dr. Bardhyl Musai në fjalën e tij mundësoi një panoramë të plotëdhe gjithëpërfshirëse të mendimit kritik në fushën, të edukimit duke u ndalur në rëndësinë e universiteteve për të nxitur dhe përmirësuar “mendimin kritik” tek studentët dhe pedagogët, për të arritur në thelbin e problemeve, duke krijuar një qëndrim dhe duke e mbrojtur atë në mënyrë racionale.

Prof. dr. Adrew Goodspeednënvizoi se sfida më e madhe në Arsimin e Lartë nuk është domosdoshmërisht prodhimi i njohurive mbi bazën e vokacionit të aftësive, por sidomos krijimi i mekanizmave përmes të cilëve mund të mbajnë një qëndrim vetë kritik në qasjen ndaj situatave dhe problemeve të ndryshme.

Konferencës  u përshëndet duke i uruar  punime të mbara  nga  Prof. Petros Kariotoglou, dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Follorinës  si dhe nga  Prof. Valentina Gulevska,  zv.dekane e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Bitolës.

Aktiviteti i Konferencës u ndoq me interes të madh nga pedagogë, studentë dhe të ftuar, e pasqyruar kjo edhe në praninë aktive në sesionet përkatëse gjatë zhvillimit të seancave shkencore.

Në përfundim të aktivitetit u ndanë certifikatat përkatëse si dhe iu komunikua të pranishmëve botimi i materialeve të paraqitura në faqen zyrtare online të universitetit “Fan S. Noli”, si dhe në format libri të publikuar të plotë me të gjitha punimet e realizuara.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet