KOMPETENCAT NË DISIPLINAT BAZË TË EDUKIMIT- WORKSHOP I ZHVILLUAR NGA DEPARTAMENTI I EDUKIMIT

Nё datën 13 maj 2019, në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua workshopi me temë: “Kompetencat nё disiplinat bazё tё edukimit”, organizuar nga departamenti i Edukimit, nё bashkёpunim me departamentet e Histori-Gjeografisё, Gjuhёve tё Huaja, Gjuhё-Letёrsisё, Matematikёs dhe Fizikёs dhe Shkencave Sociale. Në fjalën e hapjes përgjegjësja e Departamentit, prof. as. dr. Irena Nikaj, u shpreh se sigurimi i cilësisë në arsimin e lartë, si dhe zbatimi i sistemit me cikle studimi, shtron si detyrë konceptimin e programeve në mënyrë të tillë që ato të ofrojnë një qasje për tregun e punës, fakt që nxjerr në pah rëndësinë e përdorimit të kompetencave si bazë për rezultatet e të nxënit. Ajo tha se qëllimi i workshop-it është të dëshmohet mësimdhënia me bazë kompetencat në disiplinat bazë, si një përpjekje serioze për të afruar kurrikulat e sistemit arsimor universitar me kurrikulën në sistemin arsimor parauniversitar.
Rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, përgëzoi Departamentin, i cili po trajton një çështje kaq të rëndësishme për kurrikulën e arsimit të lartë, për diplomimin dhe përgatitjen e studentëve për tregun e punës, por, tha ai, ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim.
Këtij seminari i ka uruar punime të mbara dhe dekani i FEF, prof. as. dr. Pavllo Cicko, i cili gjithashtu nënvizoi rëndësinë e paisjes së studentëve me aftësitë dhe njohuritë bazë të nevojshme për profesionin e mësuesit.
Në kumtesën e saj, prof. as. dr. Irena Nikaj, trajtoi temën “Standardizimi i kompetencave-sistem në evolucion të pandërprerë”, ndërsa pedagogu, Msc. Olger Brame, mbajti kumtesën: “Kompetenca gjuhësore dhe komunikative-lidhjet e saj me kompetencat kyçe në kurrikul”.
Më pas, seminari vijoi punimet në dy seanca paralele, ku referuan pedagogë, mësues dhe studentë. Në fund u zhvillua një tryezë diskutimesh, ku u përmblodhën gjetjet e këtij workshopi.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com