KOMISIONERI PЁR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI ZHVILLOI NJË TAKIM ME STUDENTЁ TЁ PROGRAMEVE TЁ EDUKIMIT

Nё datёn 11 dhjetor, nё Amfietatrin e FEF, u organizua takimi i komisionerit pёr mbrojtjen nga diskriminimi me studentёt e programeve tё edukimit. Takimin e moderoi përgjegjësja  e departamentit të edukimit, prof. as . dr. Irena Nikaj, e cila nё fjalёn e hapjes vlerёsoi rёndёsinё e takimit, nё kuadёr tё edukimit qytetar demokratik, pёr tё formuar te studentёt aftёsi pёr njohjen e fenomenit tё diskriminimit nё shoqёrinё shqiptare, si dhe rrugёt, format dhe mёnyrat pёr t’u mbrojtur prej tij.
Komisioneri pёr mbrojtjen nga diskriminimi, z. Robert Gajda mbajti ligjёratёn “Diskriminimi si njё fenomen i shoqёrisё sё sotme shqiptare. Format dhe mёnyrat pёr ta adresuar”.
Ligjёrata i kushtoi njё rёndёsi tё veçantё trajtimit tё diskriminimit nё kuadёr tё shoqёrisё, tё shkollёs dhe marrёdhёnieve sociale, nevojёs pёr tё kuptuar format e diskriminimit dhe pёr t’u mbrojtur, si dhe pёr tё mёsuar, studentёt e sotёm si edukatorё tё ardhshёm, se si tё edukojnё fёmijёt e shkollave, tё mos diskriminojnё dhe tё mbrohen nga diskriminimi.
Takimi vazhdoi me pyetje dhe diskutime nga studentёt, të cilët treguan interes pёr tё mёsuar rrugё dhe forma pёr t’u mbrojtur nga diskriminimi. Pas takimit, komisioneri Gajda vizitoi mjediset e UNIKO dhe shprehu dëshirën që takime të tilla të zhvillohen dhe në të ardhmen.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com